Telegrafi

Moratti: Dua para, jo shkëmbime për Maicon

“Ne nuk duam ta shesim Maiconin sepse ai është lojtar i shkëlqyer. A janë duke pritur ulje të çmimit në Madrid? Braziliani është kërkuar nga ata, por të gjithë kanë kërkesat e tyre dhe ndjejnë se ato janë të duhura”.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë marrëveshje shkëmbimi”, ka thënë Moratti duke iu referuar spekulimeve të fundit që thoshin se Maicon do të shkëmbehej me Xabi Alonson. /Telegrafi/