Telegrafi

Moratti: Do ta eliminojmë Chelsean

“Mendoj se Interi do ta eliminojë Chelsean. Është sfidë e vështirë, por jo e pamundur. Ne i mposhtëm ata në ndeshjen e parë, dhe kjo përbën një përparësi psikologjike”.

“Përparësi praktike mund të konsiderohet se me një barazim ne do të mund të kualifikoheshim më tej. Për mua me rëndësi është rikthimi në stol i Mourinhos. Ai ka aftësi fantastike menaxhimi”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/