Telegrafi

Moratti dëshiron Capellon

La Stampa shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke u përgatitur të sjellë në Giuseppe Meazza ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Fabio Capello, nëse Jose Mourinho vendos të largohet gjatë verës.

Moratti shpreson se pas Kupës Botërore, Capello do të vendosë të largohet nga stoli i kombëtares angleze dhe nga kontrata e tij e vlefshme 6 milionë funte në vit për t’iu rikthyer menaxhimit të përditshëm të ndonjë klubi.

Capello ishte afër t’i bashkohet Interit pesë vite më herët dhe ia rekomandoi Patrick Vieiran dhe Zlatan Ibrahimovic Morattit. /Telegrafi/