Telegrafi

Moratti darkon me Laportan!

Raporti thotë se Laporta ka shkuar për t’u takuar me Morattin në mënyrë që të dy të darkojnë. Dihet mjaft mirë miqësia që kanë Moratti dhe Laporta, por një vizitë e tillë është e pazakontë, sidomos para duelit të parë gjysmëfinal, javën e ardhshme në Giuseppe Meazza.

Në të kaluarën është spekuluar për një kalim të Messit tek Interi, por kjo duket se nuk është arsye e vizitës, pasi që sipas disa burimeve, Laporta është i interesuar për të shikuar skuadrën e Interit në aksion ndaj Juventusit. /Telegrafi/