Telegrafi

Moratti: Benitez prezantohet të mërkurën

“Ne kemi arritur marrëveshje me Benitezin. Nesër (e mërkurë) do ta japim orën se kur do të prezantohet ai. Mendoj se Benitez nuk është në Itali për momentin, por do të vijë për prezantimin nesër. Detajet e vogla të kontratës nuk kanë lidhje, me rëndësi është nënshkrimi”, deklaroi Moratti për Sky Sports.

Benitez që u largua nga Liverpooli pas një periudhe të suksesshme gjashtëvjeçare, zgjodhi të ndërrojë ambient dhe të shkojë tek Interi, ku do të ketë mjaft para për të investuar, ndërsa Liverpooli ende po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme financiare. /Telegrafi/