Telegrafi

Moratti: Barca dhe United, të frikshëm për Interin

CSKA Moska do të jetë rivali i Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe nëse eventualisht ndodh që Interi të kualifikohet, atëherë në gjysmëfinale zikaltrit do të kenë punë me Barcelonën apo Arsenalin.

“Është short i mirë, por gjithçka mund të ndodhë. Do të ishte e frikshme për ne po të luanim ndaj Barcelonës apo Manchester Unitedit”, tha presidenti i Nerazzzurëve.

Moratti shprehu besimin e tij për Mario Balotellin, që përsëri është lënë jashtë formacionit për ndeshjen ndaj Palermos.

“Jam në të njëjtën vijë si Mourinho. Por Balotelli është një kampion dhe ai është pjesë e të ardhmes tonë”, përfundoi Moratti. /Telegrafi/