Telegrafi

Moratti: Balotelli, pjesë e rëndësishme e Interit

Mediat në Itali vazhdimisht spekulojnë për mundësinë largimit të sulmuesit italian, mirëpo presidenti mohon çdo mundësi largimi.

“Balotelli është pronë shumë e rëndësishme e klubit dhe dëshirojmë ta ndërtojmë skuadrën me të dhe të fitojmë me të”.

“Jam i sigurt se ai do të na japë arsye që të jemi të kënaqur dhe e di se Mourinho nuk është kundër tij”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/