Telegrafi

Moratti: Balotelli, një bast i rrezikshëm

Sulmuesi italian pritet të kompletojë kalimin te Milani këtë javë, dy vite e gjysmë pasi kaloi nga rivali tjetër i qytetit, Interit, te Manchester City.

“Më duhet të jem i sinqertë, unë jam një tifoz i madh i Interit, por nuk kam pendime. Ai është një bast i rrezikshëm për Milanin, një nënshkrim të cilin ne nuk mundëm dhe nuk kishim nevojë ta bëjmë, pasi ai tashmë ka luajtur për ne”.

“Mund të jetë një lëvizje e mirë për ta. E shoh këtë si një veprim i vlefshëm për presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, për mijëra arsye. Do të shohim si do të përfundojë kjo”, ka thënë Moratti. /Telegrafi/