Telegrafi

Moratti: Balotelli është lojtar i Interit

“Mendoj se këtë mëngjes ai u stërvit. Ne do të shohim se a do të ftohet në ndeshjen e radhës, apo në ndeshjet tjera. Nuk mendoj se situata ka ndryshuar shumë. Natyrisht, ai është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi”, deklaroi Moratti për Il Corriere dello Sport.

64 vjeçari Moratti i goditi spekulimet që thoshin se ai do të duhej të gjente zgjidhje të shpejtë për të shitur Mario Balotellin, pas konflikteve të këtij të fundit me Jose Mourinhon.

Sidoqoftë, portugezit nuk i bëhet vonë pasi që Ricardo Quaresma ka gjetur vend në përbërjen e Interit pas mungesave të Balotellit. /Telegrafi/