Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se ka shanse që Gonzalo Higuain të paraqitet për ndeshjen ndaj Napolit të premten.
Sulmuesi argjentinas ka thyer gishtin, por operimi i tij është kryer me sukses dhe mundësit që ta shikojmë atë kundër ish-skuadrës janë të mira.
“Është një ndeshje e rëndësishme ndaj Napoli, por nuk mendoj se do të jetë vendimtare për përfundimin e sezonit. Por, natyrisht se do të përpiqemi të paraqitemi në mënyrën më të mirë”.
“Ndeshja vjen kur Juve nuk është në krye, por jemi të vetëdijshëm se kjo ndeshje është e vështirë dhe do t’i respektojmë, por nuk i frikësohemi”.
“Higuain? Ka 50 per qind mundësi ta shikojmë atë në fushë ndaj Napolit”.
Marotta foli edhe për Ligën e Kampionëve, ku Zonja e Vjetër ka humbur finalet e vitit 2015 dhe 2017.
“Dëshira për të ngritur këtë kupë është një ëndërr për t’u realizuar, por mos haroni ligën, ne duam ta fitojmë për herë të shtatë radhazi sepse është diçka e bukur”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qyjaYA7uwMs