Telegrafi

Moratinos: Vetëm pas 10 dhjetorit mund të flitet për pavarësinë

Megjithatë, Moratinos ka theksuar se, gjithsesi, duhet pritur rezultatet e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës të cilat po drejtohen nga Treshja e GK-së, duke shtuar se “vetëm pas kësaj (10 dhjetorit) mund të bisedohet për pavarësinë e Kosovës”, njofton agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass.

Këtë deklaratë, Moratinos, e ka dhënë sot, në prag të takimit të shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së, takim që mbahet në Bruksel, një ditë para vazhdimit të raundit të pestë të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes Ndërkombëtare.