Site icon Telegrafi

Morata zbulon se ai dhe familja e tij ka marrë kërcënime me vdekje pas formës së dobët në Euro 2020

Sulmuesi Alvaro Morata ka zbuluar se ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë marrë kërcënime me vdekje pas formës së tij të dobët për Spanjën në Euro 2020.

Morata është kritikuar nga tifozët dhe ekspertët për formën e tij të dobët gjatë gjithë Euro 2020, me ekipin e Luis Enrique që u kualifikua tutje vetëm pas fitores së tyre ndaj Sllovakisë, e cila u ndihmua nga autogoli tronditës i Martin Dubravka.

Sulmuesi i Juventusit humbi shanse të lehta në të dy ndeshjet kundër Suedisë dhe Polonisë, duke përfshirë një penallti, të cilën e humbi sa ishte rezultati 0-0 kundër Sllovakisë.

Lexo po ashtu Morata flet për kritikat: Nuk më interesojnë, i gjithë vendi është me lojtarët

28-vjeçari ka zbuluar se ai kishte një natë pa gjumë pas ndeshjes me Poloninë, pasi abuzimi që ai mori u kthye në kërcënime me vdekje ndaj tij, gruas së tij dhe fëmijëve të tyre.

“Ndoshta nuk e kam bërë punën time siç duhet”, ka thënë fillimisht Morata për El Partidazo de Cope të Juanma Castano.

“E kuptoj që jam kritikuar sepse nuk kam shënuar gol, por uroj që njerëzit të vendosin veten në vendin e atij që merr kërcënime, për t’u thënë që fëmijët e tu duhet të vdesin”.

Lexo po ashtu Pesë sukseset e Luis Enrique si trajner i Spanjës

“Sa herë që shkoj në dhomën e zhveshjes, telefoni më shkon diku tjetër. Ajo që më shqetëson është se ata i thonë gruas sime, u thonë fëmijëve të mi. Ata u tregojnë gjithçka”.

“Nuk kam fjetur fare këto ditët e fundit, për shkak të adrenalinës”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version