Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata do të shqyrtojë mundësitë e largimit të tij nga Chelsea, nëse drejtuesit e klubit shkarkojnë menaxherin Antonio Conte.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Morata është gati të ndryshojë karrierën e tij nëse Chelsea liron Conten nga detyrat e tij.
Spanjolli thuhet se ndjehet i rëndësishëm nën urdhrat e trajnerit italian dhe do të shkatërrohej nëse do të largohej ai.
Këtë gjë e ka thënë vet Morata, kur foli pas mbërritjes së tij në verë nga Real Madridi.
“Unë erdha te Chelsea sepse klubi dhe trajneri besonte në mua”, kishte thënë Morata për Diario Gol.
“Tani i kam të gjitha këto gjëra dhe jam shumë i lumtur”.
Morata ka frikë se rëndësia e tij në Chelsea do të zvogëlohet nëse Conte është i shkarkuar nga detyra.
25-vjeçari gjithashtu duket se është i pakënaqur me planet e klubit për ta zëvendësuar atë me Luis Enriquen. /Telegrafi/