Site icon Telegrafi

Morata: I shikoj golat e Drogbas për tu përmirësuar

Ylli spanjoll i Chelseat, Alvaro Morata pranon se po përdor jo-produktivitetin e tij për të studiuar lojën e Didier Drogbas për tu përmirësuar.

Morata ka shënuar 10 gola për Blutë që kur ka ardhur nga Real Madrid për një shifër rekord të klubit prej 58 milionë funteve në muajin korrik.

Por, spanjolli është i vendosur të bëjë një ndikim edhe më të madh për skuadrën e Antonio Contes dhe është kthyer në Drogban si frymëzim për përmirësim.

Lexo po ashtu Drogba i impresionuar nga Morata

Sulmuesi kërkoi së pari një incizim të golave ​​të Drogbas në Chelsea gjatë verës dhe ende e shikon atë.

Morata ka shënuar 10 gola deri tani me fanellën e Chelseat (Getty Images)

“E kam vënë në shtëpi kështu që përmirësohem duke e shikuar Drogban”, ka thënë fillimisht Morata për revistën Chelsea.

“Kur isha shtatë ose tetë vjeç, mora një trampolinë. Babai im më thoshte gjatë gjithë kohës, ‘godite me kokë’ dhe më pas më gjuante topin kur hidhesha”.

Lexo po ashtu Makelele zgjedh fjalët më të mira për Moratan: Do të shënojë shumë gola te Chelsea

“Unë me të vërtetë mendoj se më ka ndihmuar në lojë, sepse unë kam praktikuar këtë gjatë gjithë kohës me babin tim”.

“E kam cilësuar atë qesharake kur isha i ri që të hidhesha lart dhe për të goditja topin, por më ndihmoi edhe për të ardhmen, sepse loja ajrore është një nga pikat më të mira”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version