Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata pranon kritikat, por pranon se e ardhmja e tij në Juventus nuk varet nga ai.
Huazimi i sulmuesit spanjoll në Torino përfundon në fund të sezonit dhe bardhezinjtë mund ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro.
Ata tashmë i kanë paguar 20 milionë euro Atletico Madridit për marrëveshjen dyvjeçare të sulmuesit.
Morata ka shënuar katër gola deri më tani këtë sezon dhe Juventus ndodhet në vendin e tetë në tabelën e Serie A me 18 pikë në 12 ndeshje.
“Të gjithë jemi nën presion. Ndoshta njerëzit flasin më shumë për mua sepse jam i huazuar, por kur nuk je zot i fatit tënd, e vetmja gjë që mund të bësh është të punosh”, ka thënë fillimisht sulmuesi spanjoll për El Pais.
“Askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi makineri, e di se çfarë më kërkohet. Kritikat dhe sharjet nuk më zemërojnë, edhe nëse më shqetësojnë. Por urrejtja nuk është në rregull”.
“Brenda fushës, ata mund të më shajnë ose të më pështyjnë, por jashtë kur shkoj për shëtitje me gruan ose me fëmijët e mi, është ndryshe”, përfundoi spanjolli.
ENTREVISTA | Morata: "Si los aficionados se enganchan los jugadores van a notar la fuerza, si se les critica, será más difícil que hagan algo grande".
Por @Lafolhaseca https://t.co/76AoftusBN
— EL PAÍS Deportes (@elpais_deportes) November 10, 2021
Ish-sulmuesi i Chelseat, Real Madridit dhe Atletico Madridit ka shënuar 51 gola në 151 paraqitje për Bianconerët.
Ai së pari iu bashkua Juventusit në vitin 2014, duke luajtur dy sezone në Allianz Stadium përpara se të kthehej në Real Madrid. /Telegrafi/