Pavarësisht zërave që e “vërvitin” sa nga Anglia në Itali, Alvaro Morata ka zgjedhur të kalojë një periudhë relaksi me të fejuarën Alice Campello.
Pavarësisht problemeve mbi klubin e ardhshëm, sulmuesi duket se po shijon pushimet në Ibiza.
Çifti u njoh dy vite më parë kur spanjolli luante me Juventusin dhe që atëherë nuk janë ndarë më.
Nuk dihet ende nëse do të kthehen në Itali për të jetuar apo do të zgjedhin Anglinë, për pushimet me siguri kanë ditur të zgjedhin. /Telegrafi/