Alvaro Morata ishte larguar para katër vitesh nga Juventusi, pasi Real Madridi kishte drejtën e riblerjes, por sot ai përsëri është një futbollist i “Zonjës së Vjetër”.
Sulmuesi spanjoll që bëri karrierë te Chelsea dhe Atletico Madridi synon një rikthim mbresëlënës në Torino, aty ku i ka jetuar sezonet më të mira të karrierës së tij.
“Është shumë bukur të jem këtu pas një rruge që më bëri të rritem si lojtar dhe si njeri. Ndoshta nuk kam kaluar momente shumë të mira, por tani jam në vendin e duhur e në kohën e duhur. E kam të qartë se çfarë duhet të bëj”.
“Pirlo? Ishte një ndjenjë e bukur, e dija më parë se ai do të ishte trajneri i Juves, sepse kjo është ajo për të cilën është bërë. Është ajo që i duhet Juventusit”, ka thënë ai.
«É l’opportunità della mia vita». Le parole di @AlvaroMorata all’inizio di questa nuova avventura in bianconero ⚫️⚪ https://t.co/66sjiAUWFv
️#MoreMorata pic.twitter.com/aTaDBmbdLY— JuventusFC (@juventusfc) September 25, 2020
Lidhur me numrin e golave që mund të shënojë përgjatë sezonit, Morata përgjigjet qartë, duke thënë se me rëndësi janë trofetë.
“Dua të shënoj shumë, jam një sulmues, por kam parë kaq shumë sulmues që shënojnë 40 gola dhe nuk fitojnë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është të fitosh si ekip. Nëse shikon vetëm numrat, atëherë duhet të ndjekësh më mirë tenisin”.
Sulmuesi spanjoll ka pasur disa deklarata dashurie sa herë që është prezantuar në një klub të ri. Ai hedh flet për këto gjëra, duke thënë se njerëzit kanë dëshirë ta komentojnë.
«Nel posto giusto al momento giusto» ⚪️⚫️
Bentornato a casa, @AlvaroMorataVolete la sua 9️⃣ versione Away? ➡️ https://t.co/b1A43HeOmL pic.twitter.com/eDzbBH7oMU
— JuventusFC (@juventusfc) September 25, 2020
“Nuk po fshihem: ëndrra ime që fëmijë ishte të luaja për Atleticon. Por Juve besoi tek unë kur isha i ri dhe ëndërroja të kthehesha këtu. Unë e di që njerëzit duan të flasin, veçanërisht për mua”, deklaroi ai.
Në fund, Morata flet për marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, të cilin e ka patur partner të sulmit edhe te Real Madridi.
“E njoh mjaft mirë Cristianon. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të, ai më tha se është i lumtur që jam këtu. Kemi folur me njëri-tjetrin edhe kur nuk ishim shokë skuadre”, përfundoi sulmuesi që do ta mbajë fanellën me numrin 9 te Juve. /Telegrafi/