Telegrafi

Morata ndryshon formacionin e Chelseat: Tri mënyrat se si mund të luajë në sezonin e ri kampioni anglez (Foto)

Chelsea pritet të kompletojë transferimin e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata.

Ky i fundit ka kaluar me sukses testet mjekësore te kampioni i Ligës Premier.

Mediat sot kanë publikuar tre formacione të mundshme të Chelsea me Moratan.

Në njërin spanjolli do të ndihmohet nga anësorët Eden Hazard dhe Pedro ndërsa në tjetrin do të jetë partner i sulmuesit Batshuayi.

E formacioni i tretë është i njëjti si i pari, por që në mesfushë do të jenë tre lojtarë për dallim prej të parit ku parashihen të luajnë katër.

Ndryshe, Real Madrid pritet të arkëtojë mbi 80 milionë euro prej shitjes së reprezentuesit spanjoll. /Telegrafi/

Formacioni 3-4-3

Formacioni 4-2-4

Formacioni 4-3-3