Telegrafi

Morata mori më vete një ‘trofe’ të pazakontë nga finalja e Cardiffit, me siguri Casilla është i nervozuar (Video)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-4.

Alvaro Morata në këtë takim luajti për shumë pak minuta, por spanjolli u përkujdes që të merr diçka nga finalja e Cardiffit në shtëpi.

Është tabela elektronike për të zëvendësuar lojtarët.

Më saktësisht është tabela e famshme e Kiko Casillas, me të cilën portieri i dytë i Los Blancos u bë sensacion pas finales me festimin e tij.

Vlen të theksohet se me shumë mundësi Morata do largohet gjatë verës nga klubi spanjoll. /Telegrafi.