Telegrafi

Morata më i miri: Spezia 1-4 Juventus, notat e lojtarëve

Juventusi ka fituar 4-1 në udhëtim te Spezia në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Alvaro Morata, Adrien Rabiot dhe Cristiano Ronaldo me dy (59’/76’), derisa për vendasin shënoi Tommaso Pobega.

Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Spezian që u vlerësua 6.18.

Lexo po ashtu Juventusi fiton me rezultat bindës ndaj Spezias, Ronaldo shkëlqeu me dy gola në rikthimin e tij pas shërimit nga coronavirusi

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Morata që shënoi dhe asistoi nga një herë për t’u notuar me 8.9.

Ronaldo me dy golat e tij kishte paraqitje fantastike, për t’u vlerësuar kështu me 7.8, derisa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 56-të.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte portieri i Spezias, Ivan Provedel me vlerësimin 5.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/