Juventusi ka fituar 4-1 në udhëtim te Spezia në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan, Alvaro Morata, Adrien Rabiot dhe Cristiano Ronaldo me dy (59’/76’), derisa për vendasin shënoi Tommaso Pobega.
Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Spezian që u vlerësua 6.18.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Morata që shënoi dhe asistoi nga një herë për t’u notuar me 8.9.
Ronaldo me dy golat e tij kishte paraqitje fantastike, për t’u vlerësuar kështu me 7.8, derisa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 56-të.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte portieri i Spezias, Ivan Provedel me vlerësimin 5.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/