Telegrafi

Morata mezi po pret të renditet në vendin e parë me Chelsean

Festa e Moratas tek njëri nga golat me Chelsean

Sulmuesi i Chleseat, Alvaro Morata, ka folur pas fitores ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-2.

Spanjolli ka thënë se ishte fitore e rëndësishme, por mezi po pret të ngjitet me Blutë në vendin e parë.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë kështu. Kundër Leicesterit në këtë stadium është mjaft e vështirë për të fituar”.

“Ishim në pozicion të mirë kur ishim 2-0, por kemi vuajtur deri në fund”.

“Tre pikë janë të mira, por më e rëndësishmja është që nuk jemi në vendin e parë dhe mezi po pres të ecim para në tabelë”, ka thënë Morata. /Telegrafi/