Site icon Telegrafi

Morata merr ulje të dënimit, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juventusit

Gjykata Sportive pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të pranojë apelin e Juventusit për uljen e dënimit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga dy javë pezullim në një.

Për këtë arsye spanjolli do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për ndeshjen e të dielës ndaj Genoas, pasi një javë pezullim e kreu fundjavën e kaluar në derbin ndaj Torinos.

Alvaro Morata u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos, pasi protestoi te gjyqtari kryesor.

Ai fillimisht u dënua me dy ndeshje nga Gjykata Sportive, që sot iu reduktua dënimin.

Kështu sulmuesi pritet të luajë titullar ndaj Genoas në krah të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

Exit mobile version