Telegrafi

Morata: I lumtur me fitoren e Realit, dua të fitoj me Juven

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka folur për Kampionatin Evropian dhe për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Spanjolli tha se është i lumtur për fitoren e Los Blancos, por me këtë rast ai nuk pranoi të flas për të ardhmen.

“El Clasico? Jam i lumtur për shkak se ka fituar Real Madridi, por tani nuk mendoj për të ardhmen time”.

“Dua të fitoj Scudetton dhe Kupën e Italisë me Juventusin dhe pastaj dua të shkojë në Kampionatin Evropian. Është e vështirë të thuhet se Franca do të jetë favorit, ka shumë ekipe të forta. Aty është Italia, nuk është aspak e lehtë t’i mundësh ata, sepse kanë shumë lojtarë me provojë”.

“Edh ne jemi në mesin e favoritëve për të fituar Kampionatin Evropian”, ka thënë Morata për Sky Sport. /Telegrafi/