Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili është transferuar nga Real Madridin për tek Chelsea në Stamford Bridge këtë verë, por çmimi i paguar për të kërkon një presion të fortë mbi supet e tij.
Morata beson se kritikët tashmë e kanë ‘vrarë’ atë në Chelsea, edhe pse sulmuesi pranon se çmimi e tij fton shqyrtim shtesë.
“E pranoj se është një sasi shumë e rëndësishme [e parave], por unë kam personalitetin për të luajtur me qetësi dhe për të qëndruar në rrugën time”, ka thënë fillimisht Morata për Marca.
“Unë kam pasur vetëm dy ndeshje para sezonale, 15 minuta zyrtare dhe një penallti të humbur, dhe ata po më vrasin mua, kështu që unë e di se çfarë ka përpara”.
“Është çmimi që duhet të paguash për një transferim kaq të madh, është diçka që më motivon dhe më bën të punoj më shumë çdo ditë, e di që dy herë më shumë njerëz po më shikojnë tani”.
“Ka qenë një verë e gjatë dhe e çuditshme, në të cilën unë kam dashur të marr vendime, nuk kam qenë i freskët dhe nuk mund të stërvitem mirë, tani duhet të përshtatem me një ekip të ri me një trajner italian, i cili është shumë taktik. Unë jam përshtatur tashmë dhe jam i gëzuar për të luajtur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/