Site icon Telegrafi

Morata i kërkon më shumë minuta lojë Zidanet

Alvaro Morata e pranon se ai ka luajtur më pak se sa do të kishte pëlqyer për Real Madridin këtë sezon, por këmbëngul se nuk do të prish atmosferën në klub dhe do të luaj vetëm kur t’i thotë trajneri.

Morata e shënoi golin e tij të 20 sezonal me Real Madridin në fitoren e së shtunës 4-0 kundër Granadës dhe pasqyroi situatën e tij në klub pas ndeshjes, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

“Unë nuk jam duke menduar për të rivendosur veten”, ka shpjeguar fillimisht Morata për mediat spanjolle.

Lexo po ashtu Dy gola për pesë minuta nga Morata (Video)

“Dua të fitoj Ligën dhe Ligën e Kampionëve si gjithë të tjerët”, përcjell Telegrafi.

“Do të jetë e vështirë, por nëse fitojmë të gjitha ndeshjet tona të mbetura, do të jemi kampione në dy garat”.

“Do të doja të luaja në çdo ndeshje, si gjithë të tjerët. Ju gjithmonë doni të kontribuoni kudo që të jeni”.

Lexo po ashtu Morata po dëgjon ofertat e klubeve të interesuara për të

“Gjithmonë dua të dal të luaj dhe të shënoj, por ka raste kur nuk mundesh”.

“Po luaj më pak sesa unë shpresoja? Sigurisht, por jam gjithmonë i gatshëm kur trajneri ka nevojë për mua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version