Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, thotë se taktikat e Antonio Contes ishin arsyeja e vuajtjes së tij në sezonin e parë në Ligën Premier.
Morata pati start eksploziv në Stamford Bridge duke shënuar gjashtë gola në gjashtë paraqitje sezonin e kaluar, por gjërat ndryshuan shpejt për spanjollin.
I pyetur a ndihet komod me Sarrin, Morata u shpreh shumë i sigurt.
“Po, po, po. Për mua, po. Jo për ndonjë gjë, por për stilin e lojës. Nuk ishte stili im i lojës më parë dhe kam vuajtur shkak i asaj”, u shpreh Morata.
Chelsea ka pasur start eksploziv në kampionatin anglez nën drejtimin e Sarrit.
Klubi londinez ka të gjitha fitore nga katër ndeshjet e para të zhvilluara. /Telegrafi/