Telegrafi

Morata: Ka dallim të madh mes futbollit në Angli dhe atij në Spanjë e Itali

Festa e Moratas tek njëri nga golat me Chelsean

Alvaro Morata në një intervistë të dhënë ka thënë për dallim nga Serie A, në Ligën Premier, topi gjithmonë është në zjarr. 

Sulmuesi ka kaluar këtë vit te Chelsea nga Real Madridi, ndërsa për dy sezone kishte luajtur edhe në Itali me Juventusin.

“Në këtë moment, kam shënuar dhe asistuar vetëm me kokë që kështu shpresoj që të përdorë edhe këmbët së shpejti”

“Është e vërtet që në Angli, futbolli ndryshon nga ai në Spanjë dhe Itali. Nuk ke shumë kohë që të ulësh ritmin, të relaksohesh, pasi topi gjithmonë është në zjarr”.

“Duhet të jesh në formë të mirë që të luash këtu, të duhet mentalitet që të futesh në ndeshje për fitore”, ka thënë Morata. /Telegrafi/