Telegrafi

Morata: Intervista ime u keqkuptua, nëse Chelsea më ofron 10 vite kontratë do ta nënshkruaja

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 21: Miguel Britos of Watford helps up Alvaro Morata of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Watford at Stamford Bridge on October 21, 2017 in London, England. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Alvaro Morata ka thënë se intervista e tij e dhënë është keqkuptuar dhe se nëse Cheslea do t’i ofronte kontratë prej 10 vitesh ai me mundësi të madhe do ta nënshkruante.  

Sulmuesi ka folur sot për Gazzetta dello Sport, duke thënë se nuk do të largohej kurrë nga Bianconerët dhe se Italia është vendi i tij i preferuar për të jetuar.

Ai sot në konferencën për shtyp para ndeshje me Romën e sqaroi situatën.

“E gjitha çfarë kam thënë është se isha shumë i lumtur te Juventus”.

“Kam dashur të them që në të ardhmen, kur ta mbylli karrierën do të largohem nga Lodra. Por unë em gruan time jemi shumë të lumtur në Londër’.

“Më pëlqen shumë Lodra tani, por kur ta mbylli karrierën do të kthehem në vendlindje dhe kjo është normale. Është stresuese shkaku i trafikut, por është një qytet shumë i bukur”.

“Dua të them edhe një herë se intervista është keqkuptuar. Nëse Chelsea më ofron një marrëveshja për 10 vite me mundësi do ta nënshkruaja”, ka thënë Morata. /Telegrafi/