Telegrafi

Morata ia dedikoi golin ndaj Beneventos sulmuesit shqiptar, ai e falënderon publikisht

Alvaro Morata ka vazhduar shkëlqimin te Juventusi, teksa ka shënuar edhe një gol në Serie A.

Sulmuesi spanjoll po kalon nëpër një formë fantastike teksa ka realizuar edhe ndaj Beneventos, por fatkeqësisht skuadra e tij nuk arriti fitoren pasi luajtën baras 1-1.

E goli ndaj Beneventos ishte shumë i veçantë për spanjollin, pasi ai ia ka dedikuar atë sulmuesit shqiptari Giacomo Vrioni, i cili ditë më parë kishte pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje me Juventusin.

Pas lëndimit të pësuar, sulmuesi i Shqipërisë do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj.

Një nga miqtë më të mirë të Vrionit është Alvaro Morata i cili vendosi që golin ndaj Beneventos t’ia dedikojë reprezentuesit shqiptar.

Alvaro Morata dhe Giacomo Vrioni

Pasi shënoi ndaj Beneventos, spanjolli shkoi te kamera duke thënë ‘Forca mik’, në përkrahje të shqiptarit.

Një gjest jashtëzakonisht i bukur nga Morata, i cili është falënderuar publikisht nga Vrioni.

Reprezentuesi shqiptar i emocionuar e ka falënderuar spanjollin. “Alvaro Morata, faleminderit shumë. Të dua”, ka shkruar Vrioni në Insta Story. /Telegrafi/