Tashmë është bërë e ditur se Gary Cahill do të largohet nga Chelsea me të përfunduar ky sezon.
Mbrojtësi anglez po largohet nga skuadra londineze, pasi këta të fundit nuk shpreh interesim për vazhdimin e kontratës së tij.
Cahill është përshëndetur me lojtarët dhe tifozët e Chelseas në fitoren 3-0 ndaj Watfordit, gjersa ka marrë shumë falënderime edhe nga ish-kolegët e tjerë.
Por, Alvaro Morata ia ka huqur në urimin e tij përshëndetës, duke menduar se është pensionuar nga futbolli. “Urime për karrierën tënde të mrekullueshme! Ishte krenari që të luaja përkrah teje!”, i ka komentuat spanjolli, Cahillit.
Por, Marcos Alonso i ka reaguar atij menjëherë në koment, duke i thënë se ai nuk po pensionohet.
“Ai nuk po pensionohet vëlla”, i ka reaguar mbrojtësi i Chelseas, Moratas, që aktualisht është në huazim te Atletico Madrid. /Telegrafi/