Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është fotografuar në qytetit e Milanos me agjentin e tij dhe drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.
Një foto është publikuar sot ku shihet lojtari me dyshen.
Morata ishte së bashku me agjentin e tij, Giuseppe Bozzo, dhe drejtorin e Juventusit, Paratici.
Ka pasur shumë shkrime për një kthim të mundshëm të spanjollit në Torino, i cili kaloi dy vitet më të mira të karrierës së tij atje.
Real Madridi aktivizoi në atë kohë klauzolën e tyre të blerjes, por pas një viti e shiti te Chelsea.
Flitet se Juventusi mund ta forojë Gonzalo Higuain te Chelsea si pjesë të marrëveshjeje.
Në anën tjetër kësaj i shtohet edhe shkuarja e Maurizio Sarri në Stamford Bridge që mediat e bëjnë si punë të kryer. /Telegrafi/
#Morata con i suoi rappresentanti, ha pranzato assieme al ds della #Juventus Fabio #Paratici in un ristorante nel centro di Milano.
Si è parlato di affari,affari che riguarderanno il 9 dei blues e la #Juventus #CalciomercatoAA pic.twitter.com/EHAXrdnzHD
— Agentianonimi.com (@AgentiAnonimi) May 23, 2018