Site icon Telegrafi

Morata flet në fushë dhe tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë në Kampionatet Evropiane

Alvaro Morata edhe pse është kapiten i Spanjës, ka marr shpesh kritika nga tifozët spanjollë, por këtë javë ai ngriti zërin duke kërkuar paqe dhe qetësi sociale, ndërsa nga Berlin ai doli me gol dhe fitore në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.

Sulmuesi spanjoll ka heshtur kritikët e tij, duke e dërguar shifrën e golave në shtatë, vetëm në Kampionatet Evropiane.

Morata ka para tij vetëm emra si Cristiano Ronaldo (14 gola) dhe Michel Platini (9 gola). Sigurisht, portugezi ka luajtur 25 ndeshje në Kampionatet Evropiane, krahasuar me 11 ndeshje që ka Alvaro Morata.

 

Besimi i përzgjedhësit Luis de la Fuente te Morata është total dhe absolut. E ka thënë dhe e ka treguar, ndërsa edhe shokët e skuadrës, të gjithë thonë se e kanë referencë sulmuesin, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Morata ka shënuar kundër Kroacisë në tre Kampionate Evropiane të ndryshme. E bëri në vitin 2016, e përsëriti në 2021 dhe tani, në edicionin 2024 e ka bërë sërish.

 

Sulmuesi nuk mundi të përfundonte ndeshjen pasi kishte shqetësime si pasojë e një përplasjeje me mbrojtjen kroate që e detyroi të largohej nga fusha. Ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Italinë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version