Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, ka arritur marrëveshje personale me Milanin.
La Gazzetta dello Sport shkruan se ish-sulmuesi i Juventusit ka vendosur që të mos persë ofertë nga Chelsea dhe Manchester United, duke i dhënë kështu dritën e gjelbërt ofertës prej 7.5 milionë euro në sezon skuadrës Rossonere.
Bosët e Milanit tash duhet të negociojnë për shumën transferuese të lojtarit, i cili nuk ka pasur minutazhin nën drejtimin Zidanes.
24 vjeçari ka shënuar 15 gola me katër asistime këtë sezon në La Liga edhe pse nuk luajti rregullisht.
Morata shënoi goiln e fitores për Juventusin në Kupën e Italisë sëzonin e kaluar.
Oferta që Milani do ta bëjë për lojtarin pritet të jetë rreth 60 milinoë euro, me drejtorët që po kërkojnë ta zëvëndësojnë atë me Carlos Baccan. /Telegrafi/