Telegrafi

Moral bëhet golashënuesi më i mirë i Getafes

Ai shënoi dy gola që mbrëmë e ndihmuan Getafen të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Valencias, duke i shkaktuar humbjen e parë në katër ndeshjet e para të sezonit këtij ekipi.

Dy golat e mbrëmshëm e çojnë në 22 numrin e golave të De Moral në ligë, duke tejkaluar kështu Dani Guizan, i cili tash luan në Fenerbahce.

Ish-lojtari i Atletico Madrid, De Moral, së fundi është lidhur me një rikthim në Vicente Calderon gjatë verës.