Telegrafi

Moraçanin: Nuk pres që sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, pret që takimi i sotëm i liderëve të jetë konstruktiv.

“Pres të kemi një diskutim komunikativ, sepse të gjitha palët e deklarojnë qartë se janë pro-evropiane, gjegjësisht se qëllimet e tyre programore përfshijnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Nuk pres që sot të arrihet një marrëveshje, duke pasur parasysh deklaratat e opozitës se kërkojnë garanci shtesë për ndryshimin e Kushtetutës, por është mirë që bashkërisht të diskutohen çështje strategjike të rëndësishme për shtetin dhe popullin.

Nuk e di cilat janë garancitë që kërkon opozita, që pastaj të diskutojmë se kush mund t’i japë”, tha Moraçanin para se të hynte në mbledhjen e paraparë të liderëve në Kuvend.

Ajo beson se kushtet nuk janë të mira për askënd, sepse tema e takimit të sotëm është integrimi evropian i vendit.

Kjo kërkesë e opozitës për zgjedhje të parakohshme daton që nga zgjedhjet lokale. Fokusi ynë duhet të jetë tejkalimi i krizës ekonomike. Angazhimi ynë si RDM është që këto reforma të nevojshme për shtetin t’i zbatojmë më intensivisht në shtet”, shtoi Moraçanin./Telegrafi/