Deputetja nga radhët e RDM-së, Maja Moraçanin thotë se Ligji për legalizimin e objekteve pa leje i ndan qytetarë në qytetarë të privilegjuar që kanë ndërtime pa leje dhe ata që kanë respektuar rregullat ligjore.
“Vet ligji është diskriminues. Me këtë ligj çohet mesazh të keq te qytetarët”, tha Maraçanin për Telma.
Ajo shtoi se ligji mundëson që nëse dikush sot ndërton pa leje do t’i legalizohet ndërtesa.
Ndryshe, ligji parasheh legalizimin e objekteve pa leje të ndërtuara me hyrjen në fuqi të ligjit tetë dite pas publikimit në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/