Deputetja nga radhët e RDM-së, Maja Moraçanin në emisionin e mëngjesit në Telma tha se kryeministri Zaev mori përgjegjësi dhe paralajmëroi tërheqjen e tij.
“Ai ishte i vendosur se jep dorëheqje dhe pres që kjo të ndodhë dhe më pas të realizohet në Kuvend”, tha Moraçanin e cila po ashtu theksoi se ka presion nga opozita dhe se kjo nuk është në interes të shtetit dhe qytetarëve.
Ajo shtoi se të enjten do të shihet vendimi për mocionin e besimit të Qeverisë dhe sa deputetë do sigurojë OBRM-PDUKM.
“Ne jemi pjesë e shumicës dhe nuk do të votojmë për rrëzimin e kësaj qeverie. Maqedonisë i nevojitet stabilitet, posaçërisht kur ka krizë ekonomike, po ashtu edhe proceset euroatlantike, ndërsa qytetarët nuk kërkojnë të shkojmë nga zgjedhje në zgjedhje, por stabilitet”, tha Moraçanin.
Ndryshe, të enjten do të votohet për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa ende nuk dihet qartë nëse opozita ka siguruar numrat edhe pse kanë 61 nënshkrimet në letër./Telegrafi/