Site icon Telegrafi

Mopar zbulon modelin Jeep Gladiator të përmirësuar

Prodhuesit e automjeteve e kanë kuptuar se entuziastëve u pëlqen të personalizojnë automjetet e tyre.

Mopar tani po ofron një mori përmirësimesh për modelet Dodge, Jeep dhe Chrysler.

Së fundmi, Mopar ka njoftuar për një Jeep Gladiator të përmirësuar me një prodhim të kufizuar prej vetëm 250 njësive dhe një çmim prej 72,190 dollarësh, përcjell Telegrafi.

Jeep Gladiator vjen me një motor 3.6 litërsh Pentastar V6 i cili prodhon 285 kuaj fuqi.

Ky është viti i 14-të që Mopar zbulon automjete me prodhim të kufizuar dhe nxjerr në pah përmirësimes e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version