Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi homologut të tij koreanojugor, Moon Jae In, që t’i dërgojë një mesazh Koresë së Veriut në lidhje me denuklearizimin.
“Sipas këtij mesazhi, Trump ka një mendim shumë miqësor për kryetarin Kim Jong Un”, tha Moon për gazetarët në avionin që shkonte nga Argjentina për në Zelandën e Re.
Presidentët koreanojugor dhe amerikan u takuan të premten në kuadër të samitit në Buenos Aires. “Ai (Trump) e pëlqen atë (Kim)”, shtoi Moon, shkruan ATSH.
“Ai dëshiron që kryetari Kim të aplikojë pjesën tjetër të marrëveshjes dhe ai do të mundësojë të realizohet çfarë kërkon kryetari Kim”, theksoi Moon sipas citimeve të publikuara sot nga zyra e tij.