Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in deklaroi se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Japoninë.
Gadishulli Korean mori pavarësinë nga sundimi kolonial japonez në fund të viteve 1940, që u pasua nga lufta mes dy koreve dhe rajoni u nda në Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut, respektivisht të ndikuar nga blloku perëndimor dhe ai rus.
“Regjimi i ri i Gadishullit Korean do të përgatitet për unifikim dhe do të jetë një komunitet për bashkëpunim paqësor e ekonomik, që ndërpret historinë e konfliktit të ndërlikuar të vendit dhe ndarjen ideologjike”, deklaroi Moon, shkruan ATSH.
Deklarata vjen një ditë pasi presidenti i amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, për samitin e dytë mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean, edhe pse dy liderët dolën nga takimi pa nënshkruar ndonjë marrëveshje.