Site icon Telegrafi

Moody’s vlerëson SHBA me “AAA”

Rritja e pabarazisë në të ardhura pritet të ndikojë te vlerësimi i kreditit të qeverisë amerikane, ndërkohë që po has vështirësi në frenimin e ndarjeve politike dhe sociale, sipas agjencisë së Moody’s.

Agjencia ndërkohë ruajti vlerësimin prej “AAA” me perspektivë të qëndrueshme për borxhin amerikan. Vetëm 1 nga 3 agjencitë e mëdha, Standard & Poor’s, ka zhvlerësuar Shtetet e Bashkuara në “AA+”, prej përplasjeve mbi tavanin e borxhit në vitin 2011 në Washington.

Rritja e pabarazisë është një pikë thelbësore që do të ndikojë profilin e kreditit të Shteteve të Bashkuara nëpërmjet shumë faktorësh, përfshirë ato ekonomik, institucional dhe fiskalë”, raportoi Moody’s.

Sipas agjencisë, kjo do të nxisë shpenzimet qeveritare për të mbështetur familjet me të ardhura të ulëta, gjë që nuk ka gjasa të kompensohet nga rritja e të ardhurave.

“Në total, rritja e pabarazisë do ta bëjë më të vështirë politikisht zbutjen e dinamikave të pafavorshme fiskale në SHBA në afat-mesëm”, deklaron Moody’s.

Në nisje të krizës financiare, niveli rekord i titujve të kapitalit dhe rritja e ngadaltë e pagave solli rritjen e ashpër të pabarazisë në SHBA.

Krahasuar me vendet e tjera të botës, pasuria është më e përqendruar në ekonominë më të madhe në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version