Site icon Telegrafi

Moody’s ulë vlerësimin për 5 banka greke

Një goditje tjetër për Greqinë, e cila po përjeton një krizë me Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve në vend, ka ardhur nga Agjencia e vlerësimit financiar, “Moody’s”. Kjo agjenci ka ulur notën për 5 banka greke.

Agjencia e vlerësimit financiar, “Moody’s”, pasi e cilësoi notën e kredisë së Greqisë me ecuri “negative”, këtë radhë njoftoi se ka ulur me një shkallë notën për 5 banka greke.

Arsye për këtë vendim ka treguar mos nënshkrimin në kohë të marrëveshjeve të duhura mbi likuiditet dhe financimet nga ana e qeverisë së re greke.

Në deklaratë, tërhiqej vëmendja në dobësinë e mbështetjes nga ana e Fondit të Stabilitetit Financiar të Greqisë nëse bankat do të kishin nevojë.

Në datën 6 shkurt, Agjencia e vlerësimit financiar, “Moody’s”, e cilësoi notën e kredisë së Greqisë me një ecuri “negative”, ndërsa në të njëjtën datë, Standard & Poor’s, notën e kredisë së Greqisë, nga “B” e uli në “B minus”. /Telegrafi/

Exit mobile version