Site icon Telegrafi

Moody’s ruan vlerësimin e SHBA-ve

Agjencia Moody’s, ka mbajtur vlerësimin e kreditit për Shtetet e Bashkuara në “AAA”, më i larti i mundshëm, duke shtuar se fuqizimi i ekonomisë do të balancojë performancën e dobët fiskale. Agjencia mbajti gjithashtu perspektivën në të qëndrueshme dhe shtoi se Uashingtoni pritet të zgjidhë konfliktin e fundit tregtar me Kinën.

Reduktimet e mëdha tatimore të kaluara gjatë Dhjetorit, për të cilat republikanët kanë thënë se do të vetëfinancohen, pritet të “fryjnë” deficitin e Shteteve të Bashkuara në vitet e ardhshme, sipas mbikëqyrësit të buxhetit në Kongres.

Ndërkohë, Moody’s bëri të ditur se deficitet buxhetore federale të SHBA do të rriten në afat-mesëm, por ekonomia e fortë e vendit do të kompensojnë për performancën fiskale.

“Diversiteti, dinamika dhe konkurrueshmëria e ekonomisë amerikane, së bashkë me statusin e dollarit si valutë e rezervave ndërkombëtare dhe madhësinë e tregut të Thesarit, pritet të kompensojnë për rritjen e presioneve fiskale”, deklaroi Moody’s.

Agjencia ka monitoruar edhe konfliktin e fundit me Kinën, por bëri të ditur se nuk pret që tarifat e lajmëruara të zbatohen plotësisht.
Standard & Poor’s është e vetmja nga 3 agjencitë kryesore që nuk ka vlerësimin më të lartë për ekonominë më të madhe në botë. Në vitin 2011, S&P i hoqi vlerësimin prej AAA Shteteve të Bashkuara, prej debatit të lidhur me limitin e borxhit. /Telegrafi/

Exit mobile version