Telegrafi

Moody`s, Portugalia ka nevojë për tjetër hua

Niveli i borxhit portugez ndodhet në kategorinë “junk” dhe sipas agjencisë, Portugalisë do t`i nevojitet një tjetër hua, përpara se të marrë para nga tregjet financiare sërish.

Megjithatë, vlerësimi i Moody`s është hedhur poshtë nga qeveria portugeze e cila në një deklaratë tha se agjencia në studimin dhe vlerësimin e saj nuk kishte marrë parasysh masat drastike dhe shkurtimet buxhetore të ndërmarra në muajt e fundit nga Lisbona. /Telegrafi/