Telegrafi

Moody’s paralajmëron Britaninë

Në Britani qeveria ka miratuar një plan të shtrëngimit të ekonomisë me shkurtime 25 për qind në shpenzimet e të gjitha departamenteve qeveritare. Synimi i qeverisë është eliminimi total i deficitit buxhetor në vitin tjetër nga 10 për qind sa është aktualisht.

Por një pjesë e mirë e analistëve mendojnë se dobësia në ritmin e aktivitetit të ekonomisë mund të bëjë të parealizueshme një pjesë të mirë të këtyre planeve qeveritare. Zyrtarisht zëdhënësi i agjencisë së vlerësimit të kreditit tha për Reuters se niveli 3A i bonove britanike është si qëndrueshëm. /Telegrafi/