Telegrafi

Monumenti i UÇPMB-së gjendet në Nish, pritet marrëveshja për ta kthyer në Preshevë?

Jo zyrtarisht merret vesh se monumenti është dërguar në Nish, por ende nuk ka konfirmim nga pushteti serb.

Ndryshe, OSBE në Serbi ka shprehur keqardhje që bisedimet për gjetjen e kompromisit janë ndërprerë me vendimin e Qeverisë së Serbisë për ta hequr monumentin. Sipas OSBE-së, marrëveshja e pranueshme ka qenë shumë afër dhe se është dashur të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje.

Ndërkaq, Ambassda e Britanisë dhe ajo amerikane në Beograd kanë kërkuar përmbajtje duke ftuar të gjitha palët për të vazhduar bashkëpunimin me OSBE-në për ta gjetur zgjidhjen afatgjate për këtë çështje. /Telegraf/