Site icon Telegrafi

‘Monumenti i Diazepamit’ në Shkup, qetësuesi më i madh për qytetarët e Maqedonisë! (Foto)

Në Shkup u shfaq një tjetër monument, por kjo nuk është pjesë e Shkupit 2014. Nga mesdita në qendër të Shkupit u shfaq “Monument për Diazepam”, transmeton Telegrafi.

Luftëtarët urban përsëri janë kthyer me aksionin edhe atë vendosje të një monumenti me mbishkrim të ilaçit ‘Dijazepam’ në formë të pilulës me dimension 1.4 x 1.2 në një hapësirë publike.

Aksioni “Monument të Dijazepamit” është frymëzuar nga fakti se ky është mjeti i dytë me shitje më të madhe për qetësim në Maqedoni, në funksion të situatës së përgjithshme ku në Maqedoni nuk është një surprizë.

Konsumimi i antidepresantëve, në vitin 2013, krahasuar me vitin 2010 në Maqedoni u rrit për 1.6 milion receta të realizuara, ose rreth 30 për qind, tregoi analiza e të dhënave të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Ky trend është i lartë dhe vlerësimet janë se në vitin 2015 numri i recetave të realizuara kishte tejkaluar 2 milion receta (paketë) dhe të paktën 500.000 tableta janë blerë privatisht vetëm me recetë nga mjeku.

Sipas reagimeve fillestare të disa kalimtarëve, monumenti i pilulës i preferuar nga qytetarët e Maqedonisë tashmë ka ngjallur interes nga qytetarët të cilët dëshirojnë të vendosin lule të freskëta. /Telegrafi/

Exit mobile version