Site icon Telegrafi

Monumentet e harruara të Tepelenës (Video)

Kalaja e Tepelenës, monumenti më i rëndësishëm, trashëgimi e Ali Pashës, vuan mungesën e projekteve rehabilituese, ndërsa megjithë aksionet e bashkisë, vazhdon të jetë e zaptuar nga gardhet e bagëtitë.

Muzeu i Teplenës i çelur në vitin 1974, objekt që shërbeu për një kohë të gjatë si një qendër grumbullimi dhe ekspozimi i pasurive arkeologjike, etnografike e kulturore, sot është i mbyllur për mungesë fondesh, raporton Top Channel

Sipas informacioneve zyrtare, turizmi duket se nuk ka shpresa në të tashmen. Shtëpia e Ali Pashës në Beçisht përballë Tepelenës gjendet e rrënuar, qyteza antike e Horës po grabitet çdo ditë, pylli madhështor i Drilonit po pritet dhe shkatërrohet, lumi i Vjosës po shfrytëzohet për inerte në mënyrë barbare, kalaja e Tepelenës nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje të brendshme në dy dekada. /Telegrafi/

Exit mobile version