Site icon Telegrafi

Montolivo vazhdon me Milanin

Riccardo Montolivo duket qartë që ka adhurues të zjarrtë Silvio Berlusconin ose Adriano Gallianin, sepse Milani po i përgatit rinovimin.

Mesfushori ka qenë një ndër më të kritikuarit nga tifozët këto vitet e fundit, por kontrata e tij që përfundon këtë verë është pranë rinovimit edhe për tre vjet.

Edhe sa ishte trajner Sinisa Mihajlovic, ashtu edhe me Cristian Brocchin, Montolivo ka qenë titullar dhe është bërë edhe kapiten, shenjë e qartë se drejtuesit aktualë kanë shumë besim tek ai.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë në rast se klubi ndryshon pronësi, por nëse para se të ndodhë kjo, Montolivo hedh firmën mbi kontratë, askush nuk e shkul dot nga Milanello për shumë kohë.

Exit mobile version